Tronditëse në Brazil, një 5-vjeçare u varros e gjallë në një varr çimentoje nga nëna dhe njerku i saj

Tronditëse në Brazil, një 5-vjeçare u varros e gjallë në një varr çimentoje nga nëna dhe njerku i saj

Rasti i rëndë i 5-vjeçares Maria Clara Aguirre Lisboa ka tronditur opinionin publik në Brazil, pasi e mitura u gjet e vdekur në një varr të mbuluar me çimento në oborrin e shtëpisë ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj. Autoritetet kanë arrestuar nënën e saj, Luisa Aguirre Barbosa da Silva dhe njerkun, Rodrigo Ribeiro Machado, të cilët, sipas hetimeve, kanë pranuar përfshirjen në krim.Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e fëmijës ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike gjatë varrimit. Kjo përforcon dyshimet se vajza mund të ketë qenë ende gjallë në momentin kur u varros. Gjithashtu, janë konstatuar edhe dëmtime në kokë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar para vdekjes. BRASIL | A investigação sobre a morte de Maria Clara Aguirre Lisboa, uma menina...