Tre orë takim me Abdixhikun, Kurti: Ende pa marrëveshje për krijimin e institucioneve
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit. Takimi mes dy liderëve zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja. View this post on Instagram Pas përfundimit të takimit, Kurti deklaroi se mes palëve ende nuk ka një dakordësi, por theksoi se bisedimet do të vijojnë. “Lajm do të ishte po të kishim marrëveshje me LDK-në. Marrëveshje politike nuk kemi. Kemi nevojë për një marrëveshje politike që respekton rezultatin zgjedhor”, tha Kurti. Kurti theksoj se askush nuk i dëshiron zgjedhjet e reja, por...
Burimi:
zeri.ai