No Image Available

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit amerikan ndaj një cisterne në Gjirin e Omanit

Tre marinarë indianë, të cilët më parë ishin raportuar si të zhdukur, kanë humbur jetën pas një sulmi të ushtrisë amerikane ndaj cisternës së naftës MT Settebello në Gjirin e Omanit, konfirmoi ministri indian i Transportit Detar, Sarbananda Sonowal. Anija u godit të mërkurën pasi ushtria amerikane e akuzoi se nuk kishte respektuar urdhrat e forcave amerikane. Në bord ndodheshin 24 marinarë indianë, ndërsa 21 prej tyre u shpëtuan. Në një reagim në rrjetet sociale, Sonowal e cilësoi ngjarjen si “thellësisht të trishtueshme” dhe bëri të ditur se trupat e viktimave do të riatdhesohen së shpejti në Indi. Pas incidentit, qeveria indiane thirri për sqarime zëvendësshefin e misionit diplomatik amerikan në Nju Delhi. Sipas ushtrisë amerikane, cisterna po përpiqej të transportonte naftë nga Irani në...