Tragjike në Rennes të Francës, 12-vjeçari gjendet i vdekur pranë një lumi, autori dyshohet të jetë një 16-vjeçar
Autoritetet franceze arrestuan një 16-vjeçar sot në lidhje me vdekjen e një djali 12-vjeçar i cili u gjet pa shenja jete të dielën në qytetin e Rennes të Francë. Zyra e prokurorit njoftoi se 16-vjeçari mbetet në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të rastit tragjik. Trupi i 12-vjeçarit u zbulua të dielën pasdite kur një peshkatar dëgjoi të qarat e fëmijës pa qenë në gjendje të gjente se nga vinin. Ai menjëherë njoftoi policinë, e cila nxitoi në vendngjarje dhe e gjeti 12-vjeçarin të vdekur në shkurre pranë lumit Vilain. Sipas të njëjtit informacion nga hetimi, një peshqir i lagur ishte i lidhur rreth qafës së fëmijës. Infermierët që mbërritën në vendngjarje nuk mundën ta shpëtonin atë. Banorët e zonës...
Burimi:
top-channel.tv