Tragjedia në Maldive, kush ishin 5 italianët që humbën jetën teksa eksploronin shpellat nën ujë
Pesë shtetas italianë humbën jetën gjatë një zhytjeje tragjike në Maldive të enjten, më 14 maj. Ata po eksploronin shpella 50 metra të thella në Atollin Vaavu, pranë Alimathaa. Viktimat janë: Monica Montefalcone dhe vajza e saj Giorgia Sommacal, Gianluca Benedetti, Federico Gualtieri dhe Muriel Oddenino. Monica Montefalcone, 51 vjeç, ishte profesoreshë e asociuar e Ekologjisë në Universitetin e Gjenovës dhe një figurë e njohur në botën akademike dhe televizive italiane. Ajo i kishte kushtuar pjesën më të madhe të jetës studimit të habitatit bregdetar të Maldiveve dhe projekteve të rëndësishme kërkimore mbi shkëmbinjtë koralorë, si Talassa, GhostNet dhe MER “A16-A18”. Vajza e saj, Giorgia Sommacal, 23 vjeç, studente universitare, humbi jetën së bashku me nënën e saj gjatë zhytjes. Gianluca Benedetti, me origjinë nga...
Burimi:
top-channel.tv