Tragjedia në Maldive, gjenden trupat e 4 zhytësve italianë të zhdukur brenda shpellës

Tragjedia në Maldive, gjenden trupat e 4 zhytësve italianë të zhdukur brenda shpellës

Trupat e katër zhytësve italianë të zhdukur në Maldive janë gjetur në segmentin e tretë të shpellës pranë atolit Vaavu. Siguria lokale e konfirmoi këtë në X. Italianët u gjetën në një shpellë 60 metra të thellë nga një ekip i përbashkët zhytësish të trajnuar nga Finlanda dhe Maldivet, sipas autoriteteve lokale. “Zhytje të mëtejshme do të kryhen në ditët në vijim për të nxjerrë trupat”, tha për BBC-në Mohamed Hossain Sharif, një zëdhënës i qeverisë maldiviane. Një zhytës shpëtimi vdiq gjithashtu të shtunën ndërsa kërkonte trupat e grupit, ndërsa një trup, që i përkiste një anëtari të pestë të ekipit, ishte gjetur tashmë pas aksidentit të së enjtes. Katër nga viktimat italiane ishin pjesë e një ekipi të University of Genoa, përfshirë profesoreshën e...