Tragjedia e familjes britanike! Ndërtuan shtëpinë e ëndrrave për 10 vite, flakët e zhdukën brenda natës pak para zhvendosjes

Tragjedia e familjes britanike! Ndërtuan shtëpinë e ëndrrave për 10 vite, flakët e zhdukën brenda natës pak para zhvendosjes

Brenda pak orësh, një familje nga Britania e Madhe pa të shkatërrohej ëndrra për të cilën kishte punuar për më shumë se një dekadë. Rory Clifford dhe Stephanie Harper kishin përgatitur gjithçka për t’u zhvendosur përgjithmonë në zonën malore të Peloponezit më 10 gusht, por zjarret shkatërruese në rajonin e Egjialeas dogjën plotësisht shtëpinë e tyre të re. Çifti, përkatësisht 36 dhe 35 vjeç, kishte blerë pronën në vitin 2023 dhe kishte investuar mbi 300 mijë euro për ta kthyer atë në shtëpinë ideale për familjen e tyre. Ata kishin dërguar tashmë në Greqi sendet personale, kishin regjistruar vajzat e tyre binjake 8-vjeçare në një shkollë lokale dhe planifikonin të transferonin edhe tre qentë e tyre të shpëtuar. Stephanie, e cila është shtatzënë me një...