Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6 persona

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6 persona

Gjashtë persona humbën jetën pasi dy helikopterë u përplasën në ajër dhe më pas u rrëzuan në zonën Recreio dos Bandeirantes, në pjesën jugperëndimore të Rio de Janeiros, mëngjesin e së dielës. Sipas dëshmitarëve, dy mjetet fluturuese u përplasën gjatë fluturimit në rrethana që mbeten ende të paqarta. Autoritetet konfirmuan se asnjë nga personat që ndodheshin në bord nuk arriti të mbijetojë. Sipas shërbimeve të emergjencës, mbetjet e dy helikopterëve u shpërndanë në një rreze prej të paktën 100 metrash. Disa pjesë të avionëve përfunduan edhe mbi çatitë e ndërtesave pranë vendit të aksidentit. Në operacionin e shpëtimit dhe të sigurisë morën pjesë rreth 45 zjarrfikës me 15 automjete. Për arsye sigurie, autoritetet ndërprenë përkohësisht qarkullimin në bulevardin bregdetar Avenida das Américas. Pak orë më...