Tragjedi në SHBA/ 22-vjeçarja vritet me armë zjarri, arrestohet babai i partnerit të saj

Tragjedi në SHBA/ 22-vjeçarja vritet me armë zjarri, arrestohet babai i partnerit të saj

Një ngjarje tragjike ka tronditur Alabama, ku një 22-vjeçare u gjet e vrarë me armë zjarri vetëm pak javë pasi kishte nisur punën e saj të ëndrrave. Whitney Robeson u gjet e plagosur rëndë në një banesë në Trussville dhe u transportua menjëherë në spital, ku më pas u shpall e vdekur. Pas hetimeve fillestare, policia arrestoi Jeffrey Scott Towers, babain e partnerit të saj, i cili akuzohet për vrasje të pavullnetshme. Sipas autoriteteve, mjeku ligjor i Qarkut Jefferson ka përcaktuar se të shtënat kanë qenë aksidentale, megjithëse nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes. 22-vjeçarja ishte diplomuar në Universiteti Auburn në vitin 2025 për dizajn të brendshëm dhe kishte nisur së fundmi punë si konsulente shitjesh në kompaninë Restoration Hardware,...