Tragjedi në New Delhi, zjarri në hotel u merr  jetën 21 personave

Tragjedi në New Delhi, zjarri në hotel u merr jetën 21 personave

Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën në mëngjes në një zonë të New Delhi-t, Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave. Zjarri ra në restorantin e një hoteli me mëngjes (BnB). Sipas departamentit të zjarrfikësve, të paktën 40 persona janë shpëtuar, ndërsa pas përpjekjeve zjarri është shuar. Ndërsa operacioni i shpëtimit ishte në zhvillim e sipër, raportet tregonin se hoteli, i cili kishte licencë vetëm për gjashtë dhoma sipas programit, thuhet se operonte deri në 25 dhoma. Videot nga vendi i tragjedisë tregojnë njerëz në çati dhe jashtë ndërtesës, disa metra mbi tokë, duke u përpjekur të shpëtojnë veten, ndërsa pamjet filmike kapin dy gra duke u hedhur në boshllëk në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit të...