Tragjedi në Messina të Italisë, shembet ndërtesa, një viktimë dhe pesë të zhdukur nën rrënoja
Një ndërtesë trekatëshe është shembur në zonën Pistunina të Messinës, në Siçili. Si pasojë një persona ka humbur jetën, ndëra pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur nën rrënoja. Ekipet e zjarrfikësve kanë gjetur trupin e viktimës dhe po punojnë për nxjerrjen e tij, pasi ndodhet i bllokuar nën një pllakë betoni. Viktima është identifikuar si sipërmarrësi Carmelo Leone. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për pesë personat e tjerë të zhdukur: motrat e tij Sara dhe Rosa Leone, bashkëshorti i Rosës, Santino Magazzù, një punëtor me origjinë nga Sri Lanka dhe punonjësja e një bazari kinez, Alessandra Frazzica. Clelia, vajza e çiftit Magazzù, ka bërë apel në rrjetet sociale që njerëzit të mos telefonojnë prindërit e saj, pasi celularët e tyre po përdoren nga ekipet e shpëtimit për...
Burimi:
vizionplus.tv