Tragjedi në Itali, shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve u merr jetën nënës dhe djalit
Një nënë dhe djali i saj humbën jetën pas një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në zonën Torano di Borgorose, në provincën e Rietit, rreth 70 kilometra në verilindje të Romës. Sipas autoriteteve italiane, viktimat janë 30-vjeçari Simone Colle, punonjës i fabrikës, dhe nëna e tij, Teresa Tocci, 60 vjeçe. Trupat e tyre u gjetën nën rrënojat e objektit pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy punëtorë të tjerë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Kjo nuk është hera e parë që fabrika, në pronësi të kompanisë Pirotecnica Mattei, përfshihet në një aksident fatal. Në korrik të vitit 2023, një tjetër shpërthim në të njëjtin impiant u mori jetën tre personave,...
Burimi:
vizionplus.tv