Tragjedi në Berlin/ Sulm gjatë Marshimit të Krenarisë, një viktimë dhe 16 të plagosur

Tragjedi në Berlin/ Sulm gjatë Marshimit të Krenarisë, një viktimë dhe 16 të plagosur

Bota E Diel, 26 Korrik 2026 09:25 Policia gjermane ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në të gjithë Berlinin pas incidentit të rëndë gjatë aktivitetit të Krenarisë LGBTQ+ në qendër të kryeqytetit gjerman, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u plagosën. Autoritetet kanë identifikuar si të dyshuar një 21-vjeçar me inicialet Abdul B., i cili ende nuk është kapur. Policia paralajmëron se ai mund të jetë i rrezikshëm dhe i armatosur, ndaj qytetarëve u është kërkuar të mos tentojnë ta afrohen. Sipas përshkrimit zyrtar, i dyshuari është rreth 1.90 metra i gjatë, me trup të dobët, flokë të zinj dhe në momentin e ngjarjes dyshohet se mbante veshur një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha. Sipas hetimeve paraprake,...