Tragjedi në Bangkok/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur
Të paktën 27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej të cilëve në gjendje kritike, si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një bar në lagjen Chatuchak të Bangkokut, në orët e para të kësaj të hëne (13 korrik). Sipas dëshmitarëve, flakët shpërthyen pranë skenës së lokalit dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe duke mbushur ambientin me tym të dendur. Zjarrfikësit arritën në vendngjarje menjëherë pas mesnatës dhe vunë flakët nën kontroll brenda rreth 30 minutash. Shumica e viktimave u gjetën në tualetin e lokalit, ku dyshohet se ishin strehuar për t’i shpëtuar zjarrit. Hetimet paraprake tregojnë se shumica kanë humbur jetën nga thithja e tymit. Autoritetet dyshojnë se shkaku i...
Burimi:
javanews.al