No Image Available

Trafiku i 7.5 ton kokainë dhe rrjeti financiar ndërkombëtar: Kush është Aleks Pepa dhe si lidhen milionat e zhdukura me Ibizën?

IBIZA- SPAK goditi më 15 prill një nga grupet më të fuqishme kriminale shqiptare, duke sekuestruar 232 pasuri me vlerë formale 12 milionë euro. Llogaritja totale e investimeve të dyshuara në Shqipëri arrin rreth 69 milionë euro. Por këto shifra, sado mbresëlënëse, nuk përbëjnë as gjysmën e pasurisë reale që grupi i Jetmir Pepës grumbulloi gjatë viteve të trafikut. Llogaria e vërtetë është shumë më e thjeshtë nga sa duket: 7.5 tonë kokainë të trafikuara në 11 muaj, me vlerë tregu europian që kalon 280 milionë euro, kundrejt 69 milionë eurove të evidentuara në Shqipëri. Diferenca prej rreth 211 milionë eurosh nuk është zhdukur. Ajo thjesht nuk ndodhet në Shqipëri. Burime për Pamfleti tregojnë se baza e pasurive të grupit Pepa ndodhet në Ibiza. Ky nuk është një...