No Image Available

Tjetër valë bombardimesh në Kiev, Zelensky: Putin vijon sulmet në vend që t’i japë fund luftës

Kryeqyteti ukrainas, Kievi po mban këtë të premte një ditë zie, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja pas sulmit masiv rus me raketa dhe dronë që la të paktën 30 të vdekur dhe 92 të plagosur. Ndërsa flamujt janë ulur në gjysmë shtizë dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të dytën ditë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet. Gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes, dronët rusë goditën rajonin verior të Sumyt, ku humbën jetën katër persona, mes tyre një grua dhe vajza e saj e vogël. Në qytetin e Kryvyi Rih, një sulm tjetër me raketa plagosi shtatë persona. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se sulmi ndaj Kievit shkaktoi dëme në më shumë se 100 ndërtesa banimi. “Rusia nuk ka më argumente...