Thellohet tragjedia në Maldive, zhytësi humb jetën gjatë kërkimit të trupave të italianëve të zhdukur
Një operacion i vështirë kërkimi është duke u zhvilluar në Maldive, ku ekipe zhytësish specialistë dhe shpella-ekspertë nga Finlanda, Britania e Madhe dhe Italia janë nisur drejt atolit Vaavu për të marrë pjesë në gjetjen e trupave të katër zhytësve italianë të zhdukur pas një tragjedie nënujore në të ashtuquajturën “Shpella e Peshkaqenëve”. Autoritetet lokale kanë pezulluar përkohësisht kërkimet zyrtare, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe pas një tjetër incidenti fatal, ku një zhytës ushtarak që merrte pjesë në operacionin e kërkimit humbi jetën nga sëmundja e dekompresionit. Kjo ka rritur edhe më shumë kompleksitetin e situatës dhe rreziqet për ekipet në terren. إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَYou're one of the bravest team mate I worked with and trained. Gonna miss you buddy....
Burimi:
top-channel.tv