TERMETI/ VENEZUELA NE GJUNJE, 40 MIJE TE ZHDUKUR

TERMETI/ VENEZUELA NE GJUNJE, 40 MIJE TE ZHDUKUR

Bilanci i tërmetit shkatërrues të dyfishtë që goditi Venezuelën po rëndohet nga ora në orë. Numri i viktimave të konfirmuara ka arritur në 235, të plagosurit janë mbi 4.300, ndërsa më shumë se 42 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë mes rrënojave në Karakas dhe në La Guaira, një nga zonat më të goditura. Dy lëkundje me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën vendin gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, me vetëm 40 sekonda diferencë nga njëra-tjetra.Shumë njerëz dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë kanë mbetur pa strehë ose kanë frikë të qëndrojnë në ndërtesat e dëmtuara dhe të pasigurta, duke kaluar natën në rrugë pas katastrofës.Të dy tërmetet ishin të cekëta, i pari kishte epiqendrën...