Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën
Donald Trump ka shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.5 dhe 7.2 të shkallës Rihter. “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme, të afta dhe të vendosura për të ndihmuar”, shkroi presidenti amerikan në një postim në Truth Social. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se SHBA ka mobilizuar një ekip të posaçëm për menaxhimin e fatkeqësive dhe një grup pune për koordinimin e ndihmës. Në deklaratë thuhet se, në bashkëpunim me partnerët në qeverinë e përkohshme të Venezuelës, SHBA do të dërgojë ekipe kërkim-shpëtimi, ndihmë mjekësore dhe humanitare, si dhe furnizime të tjera në ditët e para pas katastrofës. Tërmetet e njëpasnjëshme kanë vrarë të paktën 32 persona në Venezuelë dhe të paktën 700...
Burimi:
javanews.al