Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat për të mbijetuar po zbehen
Numri i viktimave nga dy tërmetet që goditën Venezuelën të mërkurën ka arritur në të paktën 1,450, ndërsa mbi 3,150 persona janë plagosur, sipas autoriteteve. Ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet, por shpresat për të gjetur të mbijetuar po pakësohen. Nga fatkeqësia janë shembur ose dëmtuar 774 ndërtesa, ndërsa 12,721 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, njoftoi se gjatë fundjavës janë shpëtuar 33 persona dhe se energjia elektrike është rikthyer në zonën e La Guaira, një nga më të goditurat. Ndërkohë, UNICEF vlerëson se 1.8 milionë njerëz, përfshirë 680 mijë fëmijë, kanë nevojë për ndihmë humanitare. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dëmet materiale arrijnë në rreth 6.7 miliardë dollarë, ose afro 6%...
Burimi:
vizionplus.tv