Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën mbrëmjen e së mërkurës ka shkuar në 164 të vdekur, njoftoi presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, sipas agjencive Reuters dhe AFP. Po kështu numri i të plagosurve ka shkuar në 971. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, thotë se përparësia është “shpëtimi i jetëve” dhe se autoritetet po punojnë për shpëtimin e njerëzve të bllokuar nga ndërtesat e shembura. Duke folur më herët këtë mëngjes, Rodríguez tha se në orët e ardhshme Venezuela do të fillojë të presë punonjës shpëtimi nga vende të tjera, përfshirë SHBA-në, Republikën Dominikane, Meksikën dhe El Salvadorin. Ajo shton se hotelet dhe strehimoret janë në dispozicion për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe se të...