Tentoi të mbante pushtetin me dhunë pasi humbi zgjedhjet, ish-presidentit Bolsonaro gati t’i reduktohet dënimi
Kongresi i Brazilit ka rrëzuar veton e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva ndaj një projektligji që mund të ulë ndjeshëm dënimin me burg të ish-presidentit Jair Bolsonaro. Bolsonaro ishte dënuar vitin e kaluar me 27 vite burg për përpjekjen për të mbajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 ndaj Lulës. Megjithatë, ligji i ri i miratuar nga ligjvënësit, me shumicë konservatore, ndryshon mënyrën e llogaritjes së dënimeve për rastet që lidhen me tentativa grushti shteti, duke hapur mundësinë që dënimi i tij të reduktohet në pak më shumë se dy vite. Vendimi u mor gjatë një seance të tensionuar, ku më shumë se dy të tretat e anëtarëve të Kongresit votuan pro tejkalimit të vetos presidenciale. Ligji pritet të përballet me sfida...
Burimi:
top-channel.tv