Tentativë atentati ndaj Donald Trump? I akuzuari deklarohet i pafajshëm në gjykatë federale
Presidenti amerikan Donald Trump ishte objekt i një tentative të dyshuar atentati gjatë darkës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar, ndërsa i akuzuari kryesor, Cole Allen, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat në gjykatën federale në Uashington. Allen, 31 vjeç, nuk foli gjatë seancës gjyqësore, ndërsa avokatja Tezira Abe tha se klienti i tij është i pafajshëm. Ai përballet me akuza të rënda, përfshirë tentativë për vrasjen e presidentit amerikan, sulm ndaj një agjenti federal dhe shkelje të ligjeve për armët. Sipas prokurorëve amerikanë, Allen dyshohet se hapi zjarr me armë gjahu ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret dhe më pas kaloi me forcë një pikë sigurie gjatë aktivitetit të organizuar në darkën tradicionale të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë,...
Burimi:
javanews.al