Tensionet SHBA–Vatikan/ Rubio takim me Papa Leon
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka mbërritur në Vatikan për tu takuar me Papa Leon. Takimi vjen në mes të një periudhe tensionesh midis Uashingtonit dhe Vatikanit. Qëllimi i mundshëm i Rubios është të përpiqet të rreglloje lidhjet e krisura midis SHBA-së dhe Vatikanit. Sekretari i Shtetit pritet të mbrojë arsyetimin e Uashingtonit për nisjen e luftës në Iran, duke shmangur një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimin e kishës. Më herët, Trump akuzoi Papën për mbështetjen e armëve bërthamore dhe rrezikimin e shumë katolikëve me qëndrimin e tij kundër luftës në Iran. Të mërkurën, Papa Leo u përgjigj: Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetën: Kisha ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore...
Burimi:
vizionplus.tv