Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Është shkelur armëpushimi, do veprojmë për të mbrojtur sigurinë tonë

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Është shkelur armëpushimi, do veprojmë për të mbrojtur sigurinë tonë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi se armëpushimi është shkelur në mënyrë të vazhdueshme nga palët kundërshtare, duke paralajmëruar se Republika Islamike do të ndërmarrë veprime sa herë që e konsideron të nevojshme për të garantuar sigurinë kombëtare. “Armëpushimi është shkelur vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur nga palët kundërshtare. Ne do të ndërhyjmë sa herë që e konsiderojmë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë e vendit”, u shpreh Baghaei, sipas raportimeve të agjencisë iraniane të lajmeve Fars News Agency. Zyrtari iranian komentoi gjithashtu marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit, duke theksuar se kontaktet mes dy vendeve janë zhvilluar në një klimë të thellë mosbesimi. “Sipas përvojës sonë, shkëmbimet me amerikanët kanë ndodhur gjithmonë në një atmosferë mosbesimi. Ngjarjet e ditëve të...