Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensionet rreth ngushticës së Hormuzit mbeten të larta, ndërsa Irani jep sinjale kontradiktore për hapjen e kësaj rruge strategjike detare. Marina e Gardës Revolucionare Islamike ka deklaruar se asnjë anije nuk do të lejohet të kalojë në ngushticën e Hormuzit pa koordinim me autoritetet iraniane. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha se Irani dhe Omani kanë arritur një mirëkuptim për rikthimin e lundrimit përmes ngushticës, por vetëm në bazë të një kuadri të koordinuar dhe me kushte të caktuara. “Arritëm një mirëkuptim dhe pranuam që rruga të hapet mbi bazën e një marrëveshjeje të koordinuar. Tani po e ndjekim këtë çështje brenda kornizave të dakordësuara. Nëse Shtetet e Bashkuara përmbushin angazhimet e tyre, heqin bllokadën detare, sanksionet ndaj naftës dhe produkteve petrokimike, si dhe zhbllokojnë fondet...