Tensione në Hormuz/ Irani ndalon lundrimin e katër anijeve, Britania raporton incident në Gjirin e Omanit

Tensione në Hormuz/ Irani ndalon lundrimin e katër anijeve, Britania raporton incident në Gjirin e Omanit

Ngushtica e Hormuzit NGUSHTICA E HORMUZIT- Gjatë 24 orëve të fundit janë rritur tensionet në Ngushticën e Hormuzit. Teherani zyrtar ka njoftuar se katër anije janë ndaluar të kalojnë nëpër këtë kalim detar me rëndësi strategjike, ndërsa UKMTO britanike raportoi një incident në Gjirin e Omanit, ku u përfshinë tankerë dhe forca ushtarake. Gjiri i Omanit, i njohur edhe si Deti i Omanit, është një gji detar që lidhet me Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit. Ai shërben si një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se katër anijet ishin paralajmëruar të mos kalonin në Ngushticën e Hormuzit. Ende nuk bëhet e ditur se cilit shtet i përkasin këto anije. Situata në një...