Tension mbi Detin e Zi, avionë rusë i afrohen rrezikshëm mjetit spiun britanik

Tension mbi Detin e Zi, avionë rusë i afrohen rrezikshëm mjetit spiun britanik

Dy avionë luftarakë rusë kanë interceptuar në mënyrë të përsëritur dhe të rrezikshme një avion spiun të paarmatosur të Forcave Ajrore Mbretërore britanike (RAF) mbi Detin e Zi, muajin e kaluar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Sipas deklaratës zyrtare, një avion rus Su-35 iu afrua avionit të mbikëqyrjes “Rivet Joint” në një distancë aq të afërt sa aktivizoi sistemet e emergjencës dhe çaktivizoi pilotin automatik. Ndërkohë, një avion tjetër luftarak Su-27 kreu gjashtë kalime përpara avionit britanik, duke iu afruar deri në rreth gjashtë metra nga pjesa e përparme, shkruan A2CNN. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, e cilësoi incidentin si “sjellje të rrezikshme dhe të papranueshme”, duke theksuar se veprime të tilla rrisin rrezikun e aksidenteve dhe përshkallëzimit të tensioneve. Ai...