AKSIDENT I RENDE NE ANGLI, TRENI DEL NGA SHINAT
Një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në tren ndodheshin rreth 150 pasagjerë. Ai po udhëtonte nga Londra drejt Sussex-it kur doli nga shinat, sipas shërbimeve të emergjencës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën tre vagonë të përmbysur, ndërsa në zonë mbërritën menjëherë ambulanca dhe ekipet e emergjencës. Zëvendësshefi i Shërbimit të Ambulancës, Michael Bradfield, tha se 20 personat e transportuar në spitalet e zonës kishin pësuar “shkallë të ndryshme lëndimesh”, ndërsa dy prej tyre ishin “seriozisht të plagosur”. ipas Policisë Britanike të Transportit, të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga vagonët e trenit. Shkaku i daljes së trenit nga...
Burimi:
ntv.al