Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
55 persona humbën jetën në Francë nga nxehtësia rekord, tha ministrja e Sportit, Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria ka frikë se ky numër mund të rritet në ditët në vijim, pasi 61 departamente franceze janë nën alarm të kuq të nxehtësisë dhe 25 të tjera nën alarm portokalli të premten, sipas transmetuesit. Autoritetet presin që 11 departamente të ulen nga alarmi i kuq në portokalli të premten në mbrëmje ndërsa 13 të tjerë do të hiqen nga lista e alarmit të kuq të shtunën në mëngjes. Sipas “Meteo-France”, temperaturat pritet të lëvizin midis 36 dhe 41 gradë Celsius në pjesë të ndryshme të vendit të premten. Ministrja e Shëndetësisë, Stephanie Rist paralajmëroi të enjten se spitalet mund të përballen me një fund të vështirë...
Burimi:
opinion.al