Teherani ‘rihap’ Hormuzin, por vijon bllokada amerikane! Trump: Do të arrihet një marrëveshje brenda 2 ditësh

Teherani ‘rihap’ Hormuzin, por vijon bllokada amerikane! Trump: Do të arrihet një marrëveshje brenda 2 ditësh

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili drejtoi delegacionin e Iranit në bisedimet e fundit me SHBA-të në Islamabad, shkroi në X se Donald Trump “bëri shtatë pretendime brenda një ore, dhe të shtata ishin të rreme”. “Ata nuk e fituan luftën dhe me siguri nuk do të arrijnë asgjë në negociata me këto gënjeshtra,” tha Ghalibaf. Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, ai tha se, me “vijimin e bllokadës së SHBA-ve”, ngushtica “nuk do të mbetet e hapur”. Ai përsëriti deklaratat e bëra më herët nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cili kishte thënë se “nëse ngushtica është e hapur apo e mbyllur dhe rregullat që e qeverisin atë do të përcaktohen në terren, jo në rrjetet...