Të shtëna mes adoleshentëve në Francë/ Vritet një 15-vjeçar, dy të mitur plagosen në Nantes
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nantes, në Francë, ku një 15-vjeçar u vra me armë zjarri dhe dy të mitur të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi që dyshohet të lidhet me trafikun e drogës. Sipas autoriteteve franceze, të shtënat ndodhën të enjten në mbrëmje rreth orës 19:30 në një pallat apartamentesh. Sulmuesit, të cilët lëviznin me motoçikletë, hapën zjarr ndaj tre adoleshentëve dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Prokurori i Nantes bëri të ditur se njëri prej të rinjve, i cili sapo kishte mbushur 15 vjeç, humbi jetën në hyrje të ndërtesës. Një tjetër adoleshent, 13 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa një 14-vjeçar mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. 🔴 Un adolescent de 15...
Burimi:
top-channel.tv