Të shtëna me armë zjarri në Turqi, 4 viktima dhe 8 të plagosur, autori dyshohet të jetë një 17-vjeçar
Katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në provincën Mersin të Turqisë. Të shtënat raportohet se kanë filluar në një restorant, dhe i dyshuari, i cili raportohet të jetë një i ri 17-vjeçar, më pas është larguar me makinë. Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të kapur personin e armatosur. Njoftimet e mediave turke thonë se dy persona u vranë në restorant dhe besohet se ata ishin pronari dhe një punonjës. Personi i armatosur më pas vazhdoi të qëllonte, duke vrarë një bari që kulloste delet e tij në zonë dhe një shofer kamioni. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv