Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve
Disa persona u plagosën në një shkëmbim me armë zjarri në qytetin e vogël danez Holbeck të dielën (9 gusht), të cilën policia tha se mund të lidhet me një larje hesapesh midis kriminelëve. Në një deklaratë, policia tha se forcat u vendosën në pjesë të ndryshme të qytetit portual Holbeck, i vendosur në ishullin Zealand, rreth 70 kilometra në perëndim të Kopenhagenit, pas “të shtënave gjatë të cilave u plagosën disa persona”. “Në këtë kohë, nuk mund të japim informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore”, shtoi policia, e cila u njoftua rreth orës 15:45 sipas orës lokale. Rasti më i mundshëm është ai i “largimit të hesapeve midis organizatave kriminale”, sqaroi policia. Sipas informacioneve, të shtënat ndodhën në një zonë banimi. Raportet...
Burimi:
javanews.al