Të paktën 35 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Filipinet jugore
Të paktën 35 persona kanë humbur jetën, pasi një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të Rihterit goditi brigjet e ishullit Mindanao në Filipinet jugore, thonë zyrtarët. Tërmeti ra në orën 07:37 sipas orës lokale të hënën (e diel 23:37 GMT), duke shkaktuar alarme për cunami në Filipine, Indonezi, Japoni dhe Australi. Paralajmërimet u anuluan ose u ulën në nivelin e tyre disa orë më vonë. Videot dhe imazhet treguan ndërtesa që po shembeshin, përfshirë një restorant ushqimi të shpejtë Jollibee të shndërruar në rrënoja, ndërsa janë regjistruar edhe rrëshqitje toke në disa zona. Në një përditësim të hënën pasdite, Zyra e Mbrojtjes Civile e vendit tha se 31 nga viktimat ishin regjistruar në Soccsksargen, ndërsa katër të tjerat ishin në Davao. Zyrtarët në Filipine kanë thënë...
Burimi:
syri.net