Takimet speciale me modelen ne burg, flet avokati i Laert Haxhiut: Ziza Pajaziti është bashkëjetuese e tij
Pas muajsh spekulimesh dhe komentesh në media e rrjetet sociale, kanë dalë në pah detaje të reja lidhur me modelen kosovare Ziza Pajaziti dhe raportin e saj me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu. Avokati mbrojtës për Top Channel ka theksuar se Ziza Pajaziti nuk është personi që është etiketuar nga portale të ndryshme si “eskortë”, por partnerja bashkëjetuese e Laert Haxhiut. Ai ka kundërshtuar mënyrën sesi është trajtuar figura e saj në media, duke argumentuar se ndaj saj është zhvilluar një linçim publik pa prova konkrete dhe pa një vendim gjykate. Ndërkohë, edhe dokumente të përfshira në dosjen hetimore duket se përforcojnë këtë pretendim. Sipas raportimeve mediatike, Pajaziti ka paraqitur një deklaratë noteriale pranë institucioneve përkatëse, ku pohon se ka bashkëjetuar me...
Burimi:
top-channel.tv