Tajfuni Maysak godet Kinën jugore, përmbytje masive dhe mijëra të evakuuar

Tajfuni Maysak godet Kinën jugore, përmbytje masive dhe mijëra të evakuuar

  Tajfuni Maysak ka goditur Kinën jugore, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe përmbytje të mëdha në rajonin e Guangxi-t. Autoritetet raportojnë të paktën dy viktima dhe dhjetëra mijëra banorë të evakuuar nga zonat e rrezikuara. Sipas zyrtarëve lokalë, rreth 48 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa situata më e rënduar është regjistruar në kryeqytetin Nanning, ku janë raportuar edhe dëmtime serioze në infrastrukturë. Nënkryetari i bashkisë së qytetit konfirmoi bilancin paraprak të viktimave dhe masat emergjente të ndërmarra. Reshjet intensive kanë shkaktuar shembje digash në disa rezervuarë, përfshirë Liulan dhe Yunbiao, ndërsa Rezervuari Liugang ka dalë nga shtrati, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonat përreth. Në qytetin Fangchenggang, mbi 800 banorë janë evakuuar për shkak të rritjes së nivelit...