Sulmohet me dron një rafineri nafte në Siberi, ndërhyjnë ekipet e emergjencës
Një rafineri nafte në qytetin rus të Tyumenit, në Siberinë Perëndimore, është përfshirë nga zjarri pas një sulmi me dron. Impianti ndodhet rreth 2 mijë kilometra larg territorit të Ukrainës, sipas raportimeve të mediave ukrainase. Lajmi është bërë i ditur nga media ukrainase Ukrinform, e cila citon autoritetet lokale ruse. Guvernatori i rajonit të Tyumenit, Aleksandr Moor, deklaroi se një dron është rrëzuar brenda territorit të rafinerisë, duke shkaktuar zjarr, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë në vendngjarje. Deri tani nuk ka raportime për viktima apo përmasat e dëmeve të shkaktuara. Banorët e zonës kanë deklaruar se kanë dëgjuar disa shpërthime dhe aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, ndërsa mbi rafineri është parë të ngrihet tym. Rafineria e Tyumenit, një degë e kompanisë moskovite Ri-Invest,...
Burimi:
javanews.al