Sulmi ukrainas me dronë rezulton shkatërrues, rafineria gjigante ruse detyrohet të pezullojë prodhimin
Rafineria masive Kirishin e Rusisë ka pezulluar punën për shkak se sulmet me dronë ukrainas dëmtuan njësitë e rafinerisë dhe shkaktuan një zjarr të madh. Burimet, që folën për “Reuters” në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së situatës, thanë se tre nga katër njësitë e rafinerisë u dëmtuan nga sulmi me dron. Është e vështirë të vlerësohet sesa kohë do të duhet për të riparuar dëmet në njësi, thanë burimet, duke shtuar se janë dëmtuar edhe disa njësi dytësore. Guvernatori i Rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, tha herët të hënën se një zjarr kishte shpërthyer në zonën ku ndodhet Kirishi. Rafineria Kirishi është goditur nga disa sulme me dronë këtë vit, më i madhi në maj. Kapaciteti i rafinerisë është 20 milionë ton metrikë...
Burimi:
top-channel.tv