Sulmi ndaj anijes së tretë me marinarë indianë pranë Omanit, India akuzon SHBA-në: Situata shqetësuese
India ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sulmin ndaj anijes tregtare MT Jalveer pranë portit Shinas të Omanit, duke e cilësuar incidentin si sulmin e tretë brenda pak ditësh ndaj anijeve që transportonin marinarë indianë. Sipas autoriteteve indiane, në bord ndodheshin 20 marinarë indianë, të cilët raportohen të jenë të gjithë të sigurt, ndërsa operacioni i evakuimit vijon. Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë deklaroi gjatë një konference për shtyp në New Delhi se sulmet ndaj anijeve Settebello, Marivex dhe Jalveer kanë ardhur nga Marina Amerikane. Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka konfirmuar operacionet ndaj Settebello dhe Marivex, por deri tani nuk ka komentuar zyrtarisht mbi incidentin e raportuar me Jalveer. Sipas qeverisë indiane, situata e sigurisë në rajonin e Gjirit po bëhet...
Burimi:
top-channel.tv