Sulmet amerikane ndaj Iranit, reagon Teherani: Shkelje e sovranitetit tonë
Irani ka dënuar sulmet e fundit të SHBA-së ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke i cilësuar ato si një “shkelje të qartë” të sovranitetit kombëtar. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme iraniane paralajmëroi se çdo vend i Lindjes së Mesme që strehon forca amerikane mund të bëhet objektiv nëse sulmet ndaj Iranit përsëriten. Sipas Teheranit, forcat iraniane kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazat dhe asetet amerikane në rajon që, sipas tyre, u përdorën për të kryer sulmet ndaj Iranit. “Irani nuk do të hezitojë të shënjestrojë burimin e sulmeve”, thuhet në deklaratë. Tensionet u përshkallëzuan pasi SHBA goditi objektiva iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri ushtarak Apache. Më pas, Irani njoftoi se kishte ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Bahrein,...
Burimi:
top-channel.tv