Sulme me dronë në Moskë dhe rajonet përreth, të paktën tre të vdekur pas përshkallëzimit të ri me Ukrainën
Sulme të rënda me dronë kanë goditur Moskën dhe zonat përreth gjatë natës së së shtunës, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale, në një tjetër përshkallëzim të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas autoriteteve lokale, të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve që shënjestruan kryeqytetin rus dhe rajonet përreth. Mbrojtja ajrore ruse ka deklaruar se ka rrëzuar dhjetëra dronë gjatë natës, ndërsa mbi 120 mjete ajrore pa pilot janë neutralizuar brenda 24 orëve të fundit. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se disa prej dronëve u shkatërruan para se të arrinin objektivat e tyre. 🇷🇺🇺🇦 Ukrainian drones lighting up the sky over the Russian-occupied Sevastopol tonight Crimea’s getting hammered again: explosions, air defenses...
Burimi:
top-channel.tv