Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një shkollë të mesme në qytetin turk Kahramanmaras. Tre nga viktimat janë nxënës, ndërsa viktima e katërt është mësues. Guvernatori i Kahramanmaras, Mukerem Ünlüer bëri me dije se autori i sulmit ka qenë një nxënës i klasës së tetë, i cili pas sulmit ka kryer vetëvrasje. Dyshohet se autori ka marrë armën e babait, një ish-oficer policie. Nxënësi i armatosur ka hyrë në shkollë dhe ka hapur menjëhereë zjarr, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas ka shtënë ndaj nxënësve dhe mësuesve. Menjëherë pas të shtënave, u bë një telefonatë në linjën e emergjencës 112 të Kahramanmaraş. Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Akin Gurlek,bëri me dije...