Sulm masiv rus ndaj Kievit, të paktën 10 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në Ukrainë
Një sulm i gjerë rus me raketa dhe dronë ka goditur gjatë natës kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke shkaktuar viktima, dhjetëra të plagosur dhe dëme të mëdha në zona banimi dhe objekte civile. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 10 persona kanë humbur jetën në sulmet e natës, katër prej tyre në Kiev dhe gjashtë të tjerë në qytetin Dnipro. Mbi 100 persona janë plagosur në disa rajone të vendit. Sulmet e kombinuara me raketa balistike, raketa lundruese dhe dronë goditën disa zona të kryeqytetit, duke dëmtuar ndërtesa banimi, objekte tregtare dhe infrastrukturë civile. Zjarre të shumta shpërthyen në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa dhjetëra automjete u shkatërruan. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, e cilësoi sulmin si një “sulm masiv armik”, duke bërë të ditur...
Burimi:
top-channel.tv