Sulm kibernetik në Rumani, paralizohet tregu i pasurive të paluajtshme

Sulm kibernetik në Rumani, paralizohet tregu i pasurive të paluajtshme

Një sulm kibernetik ka shkaktuar kaos në tregun e pasurive të paluajtshme në Rumani, pasi një haker dyshohet se ka fshirë të dhënat e regjistrit kombëtar të tokës, duke bllokuar përkohësisht shitjet e pronave, procedurat hipotekore dhe aksesin e noterëve në dokumentet e pronësisë. Sipas mediave rumune, sulmuesi ndërhyri në sistemet e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës dhe Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke fshirë dokumente administrative, të dhëna të punonjësve dhe një pjesë të informacionit të ruajtur në sistemet digjitale. Pas sulmit, mijëra noterë mbetën pa akses në aktet e pronësisë, ndërsa transaksionet e pasurive të paluajtshme u pezulluan. Sistemi i prekur përfshin një sektor që regjistron rreth 170 mijë transaksione pronash në vit. Personi që dyshohet se qëndron pas sulmit përdor pseudonimin online “ByteToBreach”...