Suedia miraton projektligjin që i jep fund qëndrimit të përhershëm për refugjatët
Parlamenti i Suedisë ka miratuar një projektligj të mbështetur nga qeveria që heq lejet e qëndrimit të përhershëm për refugjatët dhe disa kategori të tjera të migrantëve, sipas Radio Suedisë të mërkurën. Sipas legjislacionit të ri, vetëm lejet e përkohshme të qëndrimit do t’u jepen azilkërkuesve dhe disa grupeve të tjera të migrantëve nga 12 korriku. Ndërsa lejet e përkohshme janë tashmë standard në Suedi, reforma ua heq mundësinë këtyre grupeve për të marrë leje qëndrimi të përhershme në të ardhmen. Autoritetet thanë se ndryshimi nuk do të prekë individët që tashmë kanë leje qëndrimi të përhershme. Projektligji u miratua nga parlamenti të martën, si pjesë e ndryshimeve më të gjera në politikën e migracionit të Suedisë.
Burimi:
vizionplus.tv