Stuhi vdekjeprurëse në Indi/ Mbi 100 viktima nga shirat dhe breshëri, dhjetëra të plagosur e shtëpi të shkatërruara
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshër ka goditur shtetin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, duke shkaktuar një bilanc tragjik me më shumë se 100 viktima. Sipas zyrtarëve të shpëtimit, stuhia ka përfshirë disa zona të shtetit verior indian gjatë fundjavës, ndërsa autoritetet konfirmuan se të paktën 104 persona kanë humbur jetën në rreth 10 rrethe të ndryshme. Zona më e goditur rezulton të jetë ajo përreth qytetit të Prayagraj, ku janë regjistruar dëmet më të mëdha materiale dhe numri më i lartë i viktimave. Komisioneri i ndihmës shtetërore, Hrishikesh Bhaskar Yasod, deklaroi për Reuters se dhjetëra ekipe emergjence janë angazhuar në terren për të ndihmuar banorët dhe për të larguar pasojat e stuhisë. Severe weather hit Unnao,...
Burimi:
top-channel.tv