Stuhi të fuqishme në Shkup dhe Suharekë, pemë të rrëzuara dhe dëme të shumta materiale (VIDEO)

Stuhi të fuqishme në Shkup dhe Suharekë, pemë të rrëzuara dhe dëme të shumta materiale (VIDEO)

foto nga vendi i ngjarjes SHKUP/SUHAREKË– Moti i keq ka goditur disa zona të rajonit, ku stuhitë e forta kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, rrëzim pemësh dhe probleme me qarkullimin. Në orët e para të mbrëmjes, një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e erërave të forta, shumë pemë dhe semaforë janë rrëzuar, ndërsa çatitë e disa banesave janë dëmtuar ose janë marrë nga era, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pemët e rrëzuara kanë penguar qarkullimin rrugor në disa zona të qytetit, ndërsa në shumë lagje janë regjistruar edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se Qendra e Krizave e Qytetit të Shkupit, së bashku me njësitë kompetente...