Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

Ballkani pritet të përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të motit, me stuhi të fuqishme që mund të sjellin fenomene ekstreme gjatë ditëve në vijim. Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive ka ngritur nivelin më të lartë të alarmit (Niveli 3) për disa zona të rajonit, duke paralajmëruar zhvillimin e stuhive të rrezikshme nga e marta deri në orët e para të së mërkurës. Sipas parashikimeve, zonat më të ekspozuara janë jugu i Kroacisë, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Shqipëria është përfshirë në nivelin 1 të rrezikut, ku priten fenomene më të kufizuara, por gjithsesi me mundësi për reshje intensive dhe stuhi të forta. Meteorologët paralajmërojnë mundësinë e formimit të superqelizave dhe sistemeve të organizuara të stuhive, të cilat mund të shoqërohen me breshër...