Përshkallëzohet kriza detare në Lindjen e Mesme, sulmohet anija tregtare, 4 viktima
Situata e sigurisë detare në Lindjen e Mesme është përkeqësuar ndjeshëm pas dy incidenteve të rënda të regjistruara në orët e fundit në Detin e Kuq dhe në ujërat pranë Iranit. Qeveria pro-saudite e Jemenit ka akuzuar zyrtarisht lëvizjen e rebelëve shiitë Huthi për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës kundër një anijeje tregtare me flamur liberian. Ngjarja ka ndodhur në ujerat e Detit të Kuq, pranë ngushticës strategjike Bab el-Mandeb. Sipas autoriteteve jemenase, nga goditja me predha kanë mbetur të vdekur katër pjesëtarë të ekuipazhit, tre shtetas pakistanezë dhe një indonezian. Anija tregtare u mor në mbrojtje nga një njësi e marinës ushtarake jemenase, e cila më pas ra vetë pre e të shtënave me armë zjarri, ku mbeti i plagosur një ushtar. Nëse përgjegjësia...
Burimi:
vizionplus.tv